Një burrë në Kinë ka përfunduar në burg për shtatë ditë dhe duhet të paguajë 38 euro pasi sulmoi fizikisht një infermiere e cila po i bënte testin PCR për COVID-19.

Kamerat e sigurisë në spitalin e qytetit kinez Dilin, kanë kapur momentin shokues kur burri e godet me shuplakë infermieren.

Pas incidentit ai kishte pranuar në polici se kishte ndjerë një lloj therje në fyt gjatë marrjes së mostrës dhe nga nervozizmi e goditi me gjithë forcë infermieren e cila u tremb dhe iku menjëherë.

Policia gjithashtu ka njoftuar se burri është penduar për këtë veprim të pahijshëm që ka bërë.