Një grua me motor, e shtyrë nga kurioziteti dhe kënaqësia për të bërë foto me një tufë viçash, lë në anë të rrugës mjetin me të cilën po udhëtonte dhe niset drejt fushës.

Kur papritur, në mes të tufës shfaqet një bizon dhe e sulmon atë me brirët e tij të fuqishëm.  Në videon e publikuar nga DailyMail shihet se është dashur ndërhyrja e kalimtarëve për të larguar kafshën e tërbuar dhe shpëtuar gruan.

54-vjeçarja ka pësuar lëndime të shumta, por është jashtë rrezikut për jetën.