Shkoi për vizitë në shtëpinë e shokut dhe i përdhunon vajzën e mitur, arrestohet 55 vjeçari në Tiranë

Një person është arrestuar nën akuzën e abuzimit seksual me një të mitur.

Blutë njoftojnë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale A. T., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Ky i fundit është shok me babanë e vajzës, të cilët janë nga Saranda. Të dyja familjet rrinë me qera në Tiranë, dhe sipas burimeve të Vizion Plus i përkasin komunitetit rom.

55 vjeçari ka shkuar për vizitë në shtëpi te shoku dhe ka gjetur vetëm vajzën në shtëpi dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë me 11 vjeçaren.

Sot në drekë, pasi iu bë ekspertiza u vërtetua se vajza është e defloruar, pra vërtetohet akti seksual.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur”, njoftoi policia./vizionplus

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button