Një grua kishte shkuar te varrezat e fashtit Strellc të Deçanit bashkë me vajzat e saj, por atje ia thyen veturën dhe vjedhen krejt çka kishte në të.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:30, ndërsa të dyshuarit 23 vjeçar nuk i shkoi larg, pasi që i njëjti u arrestua rreth 5 orë më vonë.

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Deçan, ka pranuar informatё nga viktima femer se nё fshatin Strellc i epёrm-Deçan, me datёn 13.11.2020, rreth orёs 15:30, iu ёshtё thyer xhami i pasёm i veturës dhe nga vetura janё vjedhur: nje (1) qant, dokumenta personale, kartelat bankare, njё(1) telefon, dhe shumё e konsiderueshme e parave”, ka njoftuar policia.

Nё vendin e ngjarjёs kanё dalur njesitet relevante tё Stacionit Policor nё Deçan.

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Deçan rreth orёsh 20:00, pas njё pune intensive operativo-hetimore kanё arritur ta arrestojnё tё dyshuarin me 23 vjeçar me inicialet A.J.

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari pas intervistimit ndalohet pёr 48- orё./21Media