Objekt i vjetër dhe i shkatërruar. Pa kushte elementare për mësim, me banka të vjetra dhe pa banjë.

Kjo është gjendja e shkollës periferike “Naim Frashëri” në fshatin Prapadisht të Kërçovës, që rrezikon edhe të shembet.

Në këtë shkollë mësojnë 3 nxënës, të cilët sot e filluan vitin shkollor.

Të njëjtit çdo ditë mbajnë mësim në këto hapësira të vjetërsuara dhe shkatërruara.

Kjo pjesë është si zyrë e mësimdhënësve, por që nuk shfrytëzohet sepse nuk ka as dritare.

Jemi në shkollën periferike në fshatin Prapadisht, kjo shkollë siç mund ta shihni edhe vetë nuk i ka kushtet e mira, thuajse aspak të volitshme për të mbajtur mësim, nuk ka as banjë dhe brenda është tërësisht e prishur, ndërsa jashtë gati sa nuk është rrënuar“.

TV21 kontaktoi drejtorin e shkollës qendrore “Naim Frashëri” Ismet Selimin,  por ai nuk ishte i gatshëm të flasë për shkollën e fshatit Prapadisht.

Por jo vetëm kaq e njëjta situatë është edhe në shkollën periferike “Naim Frashëri” në fshatin Kaleshe, ku mësojnë vetëm dy nxënës. Edhe kjo shkollë është në kuadër të SHFQ “Naim Frashëri”

TV21 ishte atje në kohën kur duhej të zhvillohej mësimi, por shkollën e gjetëm të mbyllur.