Ka shkuar në 108 numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë. Në 24 orët e fundit kanë vdekur gjashtë persona si pasojë e koronavirusit.

“Numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./21Media