Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në një konferencë për media kanë bërë të ditur numrin e të infekturave, të vdekurve si pasojë e koronavirusit dhe të shëruarve.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka bërë të ditur se numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 112.

“Gjithsej 112 raste të vdekjeve të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, deklaroi ai mes tjerash./21Media