Një 80-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”. Viktima ishte nga Tirana, ndërsa vuante edhe nga disa sëmundje të tjera.

Në total, numri i personave që kanë humbur jetën në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 113.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë, kanë rezultuar pozitivë me virus këtë të hënë 81 persona, nga 267 testime të kryera./vizionplus