Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi sipas mediave turke shkoi në 12 persona.

Raportohet se numri i të plagosurve deri tani shkoi në 419 dhe se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë.

AFAD raportoi se pas tërmetit me madhësi 6.6 në Izmir, kishte 67 tronditje, 13 prej të cilave ishin më shumë se 4.

Tërmeti u ndje në rajonet Egje dhe Marmara, përfshirë Stambollin dhe Bursën.