Edhe një rasti i ri me COVID-19

Edhe një rasti i ri me COVID-19

Edhe një person ka rezultuar pozivit me koronavirus në Kosovë, duke e cuar në 126 numrin e të prekurve me COVID-19 në vend. Kjo u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë,

“Sot pasdite përfundoi testimi i 58 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika e Pulmologjisë, ku një (1) prej të cilëve rezultoi pozitive. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen.”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e IKSHPK-së.

Po ashtu ky institut bën apel që të respektohen rekomandimet e dhëna nga IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social.

Nga 126 persona të infektuar në Kosovë , 10 janë shëruar dhe një i moshuar ka vdekur./21Media

NJË RAST I RI ME COVID-19!Sot pasdite përfundoi testimi i 58 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Donnerstag, 2. April 2020