Ministria e Autoritetit të Menaxhimit të Katastrofave dhe Emergjencave të Brendshme (AFAD) në Truqi ka njoftuar se numri i njerëzve që vdiqën nga tërmeti në Izmir ka shkuar në 25, raporton “TRT haber”.

Të paktën 743 njerëz u lënduan në Izmir dhe në provincat fqinje, 5 në Manisa, 2 në Balikesir dhe 54 në Aydin.

Tërmeti me magnitudë 6.6 në Detin Egje u regjistrua të premten rreth orës 14:51, 17 kilometra larg rrethit Seferihisar të Izmirit, transmeton rtv21.tv.

Ekipi i shpëtim-kërkimit po vazhdon punën në 9 ndërtesa./21Media

Lëkundja shkaktoi një mini-cunami që përmbyti Izmirin dhe Samosin.

Autoritetet në Izmir, kanë ngritur një tendë për të strehuar rreth 2,000 njerëz brenda natës, mes frikës se më shumë ndërtesa mund të shemben.

Ndërsa, në Greqi, dy adoleshentë humbën jetën kur një mur u shemb në Samos. Tetë vetë u lënduan në të gjithë ishullin.

Në korrik të vitit 2019, kryeqyteti grek Athina u godit nga një dridhje që rrëzoi një pjesë të mëdha të qytetit.

Një tërmet i fuqishëm e kishte goditur qytetin turk Izmit, afër Stambollit, në vitin 1999 ku humbën jetën rreth 17,000 njerëz./21Media