Ka shkuar në tre numri i të vrarëve pas një sulmi me thikë në Nicë të Francës.

Kryebashkiaku i Nicës, Christian Estrosi tha se gjithçka tregonte për një “sulm terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”.

Policia tha se një gruaje i është prerë koka. Policia e rrethoi shpejt vendin e ngjarjes, e qëlloi me armë dhe e arrestoi sulmuesin, i cili tash është dërguar në spital, transmeton rtv21.tv.

Prokurorët kombëtar të Francës antiterror hapën një hetim vrasjeje.

Kryetari i bashkisë u tha gazetarëve se i dyshuari kishte “përsëritur pafundësisht ‘Allahu Akbar’ (Zoti është më i madhi) kur ai ishte në vendin e ngjarjes”.

Estrosi tha se një nga të vrarët ishte kujdestari në bazilikë.

Ministri i brendshëm u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën në qendër të qytetit.

Nice ishte shënjestra e një prej sulmeve më vdekjeprurëse të Francës në vitet e fundit, kur një tunizian 31-vjeçar drejtoi një kamion në turma më 14 korrik të vitit 2016, duke vrarë 86 njerëz./21Media