Ka vdekur në spitalin infektiv të Shqipërisë një 64-vjeçare nga Tirana, e infektuar me Covid-19, e cila vuante edhe nga limfoma e trurit. Ajo ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.

64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. 64-vjeçarja është viktima e 32-të nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë i ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët./oranews