Është konfirmuar edhe viktima e katërt pas sulmit terrorist në Vjenë të Austrisë, raportohet se nga sulmi të lënduar kanë mbetur 15 persona.

Autoritetet nuk kanë ofruar ende të dhëna mbi prejardhjen e atentatorëve, por,  shkak të situatës shkollat do të jenë të mbyllura sot në Vjenë. Ministria e Brendshme e Austrisë, po vazhdon të bënë thirrje për njerëzit të shmangin qendrën e qytetit, dhe nëse knaë mundësi të qëndrojnë në shtëpi.

Atentatorët hapen zjarr pa dallim kundër njerëzve që gjendeshin në lokale dhe rrugë. Ishte nata e fundit para se të hyjnë në fuqi kufizime te tjera për shkak të pandemisë. Në aksion për ndjekjen e të dyshuarve kanë dalur 1000 policë./21Media