Shumë të tjerë mbetën të plagosur

Shumë të tjerë mbetën të plagosur

Ka shkuar numri i të vrarëve në 48 pas një sulmi vetëvrasës në Kabul të Afganistanit.

Shumë persona të tjerë mbetën të plagosur, në shpërthimin që goditi një turmë që priste në hyrje të një ndërtese. Sulmuesi shpërtheu eksplozivët jashtë një qendre për regjistrimin e votuesve, ku viktimat ishin duke pritur.

Pothuajse gjysma e të vdekurve thuhet të jenë gra dhe fëmijë.

Grupi i Shtetit Islamik (IS) tha se kishte kryer sulmin, transmeton rtv21.tv.

Kujtojmë se të paktën katër sulme kanë ndodhur në qendra të tilla, që kur regjistrimi i votuesve filloi një javë më parë./21Media