Sipas zyrës së policisë dhe prokurorit publik në Gjermani, një 51-vjeçar mori jetën e pesë personave dhe plagosi 14 të tjerë dje pasdite pasi hyri me veturë në qendër të qytetit Trier. Një foshnje nëntë javëshe ishte gjithashtu midis viktimave.

Burri 45-vjeçar që u vra në qendër të qytetit Trier ishte babai i vajzës nëntë javëshe, transmeton rtv21.tv.

Pranë nënës së fëmijës, ishte edhe djali një vjeç e gjysmë i familjes i cili u dërgua i plagosur në spital.

“Të gjitha viktimat e vrara ishin njerëz nga Trier, të cilët ishin atje përreth në zonën e këmbësorëve Trier, e cila ishte zbukuruar për Krishtlindje”, thuhet në raportin e policisë.

Akti i një 51-vjeçari gjerman nga rrethi Trier-Saarburg klasifikohet nga prokurori publik i Trier si një vrasje e shumëfishtë, vrasje e mbetur në tentativë dhe lëndime të rrezikshme trupore.

Sipas gjendjes aktuale të hetimit, nuk ka indikacione për motive politike ose fetare për burrin që ka lindur në Trier. Nuk ka gjithashtu asnjë skenë të mëtejshme krimi ose prova të bashkëpunëtorëve të personit të arrestuar./21Media