Numri i njerëzve që humbën jetën nga tërmeti në Izmir shkoi në 51.

Nënpresidenti turk, Fuat Oktay tha se 51 persona vdiqën dhe 896 të tjerë u lënduan. 214 persona të lënduar vazhdojnë të trajtohen nëpër spitale, 8 prej të cilëve janë në kujdes intensiv, transmeton rtv21.tv.

Puna e kërkim-shpëtimit po vazhdon në 8 ndërtesa.

Tërmeti me magnitudë 6.6 në Detin Egje u regjistrua të premten rreth orës 14:51, 17 kilometra larg rrethit Seferihisar të Izmirit./21Media