Numri i të vdekurve nga koronavirusi në komunën e Gjilanit ka shkuar në katër.

I pari i kësaj komune, Lufti Haziri ka njoftuar se sonte u konfirmuan edhe 12 raste dhe 20 të shëruar. Ai më tej bëri të ditur se janë në pritje të rezultateve edhe për 13 persona.

Haziri kërkoi respektim të masave nga qytetarët, që të parandalohet rikthimi i masave.

“Koha me e rritë kujdesin. Sonte, neser e çdo ditë. Të bashkohemi kundër rritjes së të infektuarve dhe ta parandalojmë rikthimin e masave dhe mbylljen e jetes sonë prapë!”, shkroi ai në Facebook./21Media