Brazili është bërë vendi i dytë, pas SHBA-së, që regjistroi më shumë se 50,000 vdekje nga Covid-19.

Kjo vjen mes trazirave politike dhe ditëve pasi vendi konfirmoi më shumë se një milion të infektuar me koronavirus, transmeton rtv21.tv.

Ekspertët paralajmërojnë se kulmi i shpërthimit në Brazil është ende disa javë larg.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka regjistruar rritjen më të madhe një ditore në raste, me Amerikë. Nga 183,000 raste të reja të raportuara brenda 24 orësh, më shumë se 60% ishin nga Amerika e Veriut dhe e Jugut.

Të dielën, ministria njoftoi se 641 vdekje të tjera ishin regjistruar në 24 orët e kaluara, duke marrë në total 50.617. Gjatë së njëjtës periudhë ajo gjithashtu regjistroi më shumë se 17,000 infeksione të reja.

SHBA është më keq, me 2.2 milion raste dhe gati 120,000 vdekje./21Media