Në shekullin e kaluar, letërsia gjermane përgjithësisht lidhej me temat kundër luftës nazi-fashiste. Shumë shkrimtarë hodhën në letër me tërë afshin e tyre krijues, idetë e tyre kundër regjimit hitlerian. Padyshim njëri nga ta ishte Heinrich Böll, që konsiderohet njëri ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të shekullit 20-të.

Böll përgjatë një karriere të suksesshme u bë i njohur kryesisht me prozën e tij ku kritikonte hapur Gjermaninë naziste, autoritetet e kohës, e klerin. Heinrich Böll u lind më 21 dhjetor në vitin 1917 dhe vdiq më 16 korrik të vitit 1985. Që në rini u angazhua kundër regjimeve totalitare, madje mori pjesë edhe si ushtar në Luftën e Dytë Botërore. U burgos shumë herë, dhe u plagos derisa qëndroi i vendosur në idetë e tij.

Ai ishte njëri ndër shkrimtarët themelues të atij që njihet si “Grupi ‘47”, si autor tepër i rëndësishëm i letërsisë së re gjermane. Disa nga romanet dhe novelat e tij më të njohura janë “Kthimi në shtëpi”, “Ku ishe ti, Adam?”, “Nderi i humbur i Katerina Bloomit”, disa prej të cilave janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

Në vitin 1972, Heinrich Böll arriti majën e vlerësimit duke u laureuar me çmimin “Nobel” për letërsi.