Shkup: Burgim të përjetshëm për të akuzuarit e rastit “Monstra”

Akuzoheshin  për vrasjen e pesë maqedonasve, më 12 prill 2012

Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me burgim të përjetshëm Alil Demirin, si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve, më 12 prill 2012, pranë liqenit të Smillkovës, rreth 12 kilometra nga Shkupi në rastin që njihet si “Monstra”. Dy të akuzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dënoi me 15 dhe nëntë vjet burgim. Sami Luta është liruar nga akuza në mungesë të provave./21Media

Back to top button