Shkup, lëshohen në përdorim autobusët e ri ekologjikë
10 Korrik 2020
Nga sot në rrugët e Shkupit janë lëshuar në përdorim autobusët e ri ekologjikë të cilët i ka blerë Qyteti i Shkupit.
“Një transport publik ndryshe, një histori ndryshe, shkruan kryetari i Qytetit të Shkupit”, Petre Shilegov në profilin e tij në Facebook.
Qyteti i Shkupit ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë kroate MAN për blerjen e 33 autobusëve të rinj me gaz që do të jenë pjesë e NQP-së.
33 autobusët e ri të lëshuara në përdorim i plotësojnë standardet evropiane.
21 autobusë janë me kapacitet prej 85 ulëse për pasagjerë ndërsa 12 autobusë janë me kapacitet prej 149 ulësesh për pasagjerë./21Media