Shkupi mbrëmë vonë ka rezultuar si një nga shtatë qytetet më të ndotura në botë. Këtë e ka treguar faqja e njohur ndërkombëtare për matjen e nivelit të ndotjes Air Visual.

Po ashtu edhe qytetet e tjera si Kumanova, Shtipi, Strumica, Tetova, Ohri kanë rezultuar me nivel të lartë të ndotjes dhe se kjo është treguar edhe perms stacioneve matëse nëpër këto komuna.

Sipas Air Visual, në nivel të rajonit, Sarajevë është gjetur si qyteti më i ndotur se Shkupi, duke u renditur në pozitën e katërt.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE mbrëmë ka reaguar për nivelin e lartë të ndotjes dhe dështimin e Qeverisë për ndërmarrjen e masave të nevojshme. Sipas kësaj partie, ndotja në Shkup është dy tre here më e lartë sa shkalla e lejueshme./TV21