Shkurte Fejza e Ilir Shaqiri krah për krah me Ukrainën

Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri, njihen si këngëtarët që i kënduan më së shumti lirisë, në ditët më të errëta për Kosovën kur po përjetohej dhuna e tmerri nga forcat serbe.
Ilir Shaqiri, si një artist i dalë nga robëria i jep sot jehonë rëndësisë së lirisë edhe për kombet tjera, konkretisht për Ukrainën, shkruan portali rtv21.tv
Me rastin e shënimit të ditës së pavarësisë së këtij shteti, i cili po mbron veten nga pushtimi rus, Ilir Shaqiri në rrjetet sociale ka ndarë një fotografi të shkrepur 28 vjet me parë.
E veçanta e këtij imazhi është se ai bashkë me kolegen e tij, Shkurte Fejzën shihen nën shoqërinë me përfaqësuesen e ansamblit kombëtar të Ukrainës.
“Në festivalin ndërkombëtar “North Carolina, 1994” në SHBA, bashkë me Shkurte Fejzën, Hajrush Behlulin dhe përfaqësuesen e ansamblit kombëtar të Ukrainës.
Atëherë dhe sot, mbi të gjitha mbetet nocioni LIRI!”, ka shkruar Shaqiri në Facebook./21Media

Back to top button