Shkurte Fejza elektrizoi “Air Arena”, gjithë stadiumi kënduan “Mora fjalë” (VIDEO)

 

Emocione të papërshkrueshme u shfaqën në stadiumin “Air Arena” në Tiranë kur Shkurte Fejza interpretoi “himnin” e shqiptarëve “Mora fjalë”.

Vargjet për Komandantin Legjendar Adem Jashari u kënduan pothuajse nga gjithë stadiumi bashkë me ikonën e muzikës, Shkurte Fejza, shkruan portali rtv21.tv

Derisa me emocione edhe më të mëdha u përbyll ndeshja, pasi që Shqipëria shënoi fitore bindëse ndaj Cekisë duke e mposhtur me 3:0.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

Shqipëri- Çeki/ Shkurte Fejza do ta këndojë “Mora fjalë” sonte në “Air Albania”

Këngëtarja e muzikës popullore Shkurte Fejza do të interpretojë këngën më të veçantë kushtuar Adem Jashari “Mora fjalë”, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë para ndeshjes Shqipëri- Çeki.

Kjo këngë është rikthyer në hymnin e e tifozave kuq e zi , e pa dyshim se interpretimi live i ikonës së muizikës shqipe do të ngjallë emocione të fuqishme tifozët në stadium por edhe për gjithë shqiptarët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velilaj e vlerësoi këngëtaren me simblin e Tiranës.

Veliaj po ashtu zbuloi se në fund të këtij vitit Shkurte Fejza do të mbajë koncert recital për 50 vjetorin e karrierës.
Shkurte Fejza u shpreh e lumtur si dhe uroi që Shqipëria të triumfojë sot./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Back to top button