Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shkurte Fejza sot feston 59-të vjetorin e lindjes, shkruan rtv21.tv

Në këtë ditë të veçantë sigurisht se urimet nga personat e afërt të saj nuk munguan.

Vajza e saj, këngëtarja e njohur, Gresa urimin për nënën e ka bërë përmes disa fotografive të publikuar në Instagram, teksa ka shkruar fjalët më të mira për të

“Gëzuar për nanen ma të mirë , për zonjen ma të fisme ,për shoqen ma t’dashtun, për gruan ma t’devotshme … E kam thanë gjithmonë je shembull ma i mirë si t’jetoj … Urime ditëlindjen të paçim 100 vite me shendet e suksese”, ka shkruar Gresa poshtë fotografive të publikuara në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gressa Behluli (@gressabehluli)

Shkurte Fejza është një ndër këngëtaret më të pëlqyera të muzikës popullore. Ajo ka shumë vite në skenë, ndërsa numëron këngë dhe videoklipe të shumta, bashkëpunime të suksesshme me kolegë si dhe shumë albume personale.

Këngëtarja ka vite që është e martuar me Hajrushin. Nga kjo martesë shumëvjeçare ata kanë katër fëmijë, Arbërin, Gresën, Besianën dhe Agnesën./21Media