Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Shkurte Fejza në këto ditë të gushtit ndodhet në pushime. Për fansat e shumtë të saj, këngëtarja në rrjete sociale, herë pas here po publikon foto nga përditshmëria e saj.

E kur jemi te këto të fundit, sot artistja përshëndeti fansat me një foto të bukur afër plazhit, derisa nuk tregoi se në cilin vend është duke pushuar. E veshur me fustan të kuq dhe me flokë të lidhura, këngëtarja duket mjaft bukur në imazhin e publikuar për 84 mijë e 600 ndjekësit e saj në instagram.

Ndryshe, “Rrushja” është projekti i fundit muzikor i Shkurte Fejzës, i publikuar në muajin qershor të vitit 2019. Ndërkohë, gjatë festave të fundvitit, Shkurta ka kënduar “Gurbetin mos e harro”, “Dasmë e madhe”, në bashkëpunim me Gresa Behlulin./21Media