Shkurte Fejza publikon fotografi nga pushimet
12 Shtator 2020
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza dhe bashkëshorti i saj, Hajrush Behluli, kanë zgjedhur Syrin e kaltër në Shqipëri si destinacion të radhës për pushime. Këngëtarja e mirënjohur ka ndarë disa fotografi nga pushimet, ku shfaqen tejet të lumtur.
“Përshendetje nga e bukura Shqipëri-Syri i kaltër.”, ka shkruar ajo krahas fotografive.
Sa i përket projekteve muzikore, Shkurte Fejza nuk ka qenë shumë aktive në këtë periudhë./21Media