Yll Limani, Elvana Gjata, Aurela Gaçe, Eneda Tarifa e shumë këngëtarë të tjerë publikuan projektet e tyre gjatë muajit shkurt.

Gjatë gjysmës së parë të këtij muaji, me saktësisht në 15 ditëshin e parë nëse do të bënim një përllogaritje na del që pothuajse çdo të dytën ditë kemi pasur nga një këngë të re nga ana e artistëve shqiptarë pa përfshirë këtu publikimet që bën shqiptaret me famë ndërkombëtar siç janë Rita Ora, Dua Lipa dhe Ava Max.

Publikimet e projekteve muzikore për ketë gjysmë muaj i filloi reperi i ri në skenë por mjaft i suksesshëm, Bardhi, i cili me 2 shkurt publikoi këngën me titull, “Do të doja”.

Kënga “Do të doja” është një përpunim i origjinalit “Do të doja” të këngëtarit Naser Berisha. Tekstin dhe melodinë e ka bërë vet reperi, ndërsa masterizimin e ka bërë Nome ent. Për videoklipin, Bardhi ka bashkëpunuar me produksionin “Imagine Films”. Kënga në këto pak ditë të publikimit ka grumbulluar më shume se 2 milionë klikime vetëm në Youtube.

Atëherë kur më së paku e prisnim pa shumë zhurmë dhe paralajmërime, më 3 shkurt Elvana Gjata publikoe këngën e saj më të re të titulluar “Thirr”.

Elvana në këtë këngë i këndon ndarjes ndërkaq video-klipi i këngës është i thjeshtë, ku këngëtarja nga Shqipëria shfaqet pranë një gote verë dhe shumë e mërzitur.

Kënga e cila është baladë ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave të saj duke u klikuar me të madhe në YouTube. Dhe në më pak se dy javë kënga është klikuar rreth 3 milionë herë në llogarinë e saj në Youtube.

Shkurtin pa më të voglën mëdyshje do të mund ta cilësonim edhe si muaji i baladave. Dëshmi për ketë që po themi është edhe projekti i radhës i çifti i njohur i estradës, Lind Islami dhe Venera Lumani. Ata me 8 shkurt  finalizuan edhe një projekt të ri së bashku. “Me ty” titullohet kënga e dyshes të cilën e kanë publikuar edhe me videoklip.  Për instrumentalin e këngës është përkujdesur producenti Elgit Doda. Kurse, për melodinë është kujdesur vet çifti, ndërsa tekstin e ka shkruar Venera.

Këngë të shumta në një periudhë të shkurtët kohore sjelli Ylli. Kështu në muajin e njohur si “Muaji i dashurisë”  me 10 shkurt Yll Limani  publikoi  këngën  me titull “Pray”. Projektin në fjalë  Ylli e solli në bashkëpunim me producentin Cricket. Përveç këngës ajo që u komentua dhe u vlerësua shumë edhe ishte realizimi i klipit në të cilin nuk shihen asnjëherë Ylli.

Një ditë me vonë  më 11 erdhi në jetë kënga “Histori”  të cilës këngëtari Enis Bytyqit,  i realizoi edhe videoklip. Tekstin dhe vijën melodike e ka punuar vetë Enisi, për producimin është përkujdesur Rzon, ndërsa videopklipi është realizuar nga XL Films.

Që nga publikimi,  videoklipi i “Histori” është klikuar mbi 439  mijë herë në YouTube.

Gjatë këtij muaji një tjetër këngëtare shume e dashur dhe e suksesshme shqiptare  publikoi projektin e saj më të ri. Me 12 shkurt Aurela Gaçe, publikoi këngën  “Një pikë”. Këtë projekt Aurela fillimisht e ka sjellë vetëm në versionin audio për publikun e saj të gjerë, me një tekst që i këndon mallit dhe dashurisë.

Ky është projekti i parë muzikor që këngëtarja nga Shqipëria sjell për vitin 2021.

Dhe e fundit që publikoi projekt muzikor në gjysmën e parë të muajit më të shkurtër të kalendarit është Eneda Tarifa. Enda ka publikuar këngën me titull “Për ty”, të cilën e ka kompletuar me videoklip.

Realizimi i ri muzikor është lansuar në Ditën e të Dashuruarve dhe për tematikë ka pikërisht dashurinë.

Shpëtim Saraçi qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka bërë miksimin dhe masterizimin, si edhe është producent i këngës. Për tekstin është kujdesur Drita Çomo, ndërsa muzikën e ka bërë Edmond Rrapi. “Për ty” është publikuar me video muzikore, ndërsa për anën vizuale është angazhuar produksioni Pro… Video./21Media