Në Reichraming të Austrisë një shofer u ndalua nga policia. Ai po udhëtonte pa targa, por nuk i mungonin vetëm ato…

Ka gjëra që vështirë se i besoni. Për fat të mirë, ka foto që vërtetojnë gjithçka. Si në rastin e një shoferi 59-vjeçar nga Reichraming. Burri me një veturë të tipit “Audi A6”, model i vjetër ishte ndaluar nga policia. Ata vunë re se shoferi po voziste pa ulëse, drita dhe pa targa, transmeton rtv21.tv.

59-vjeçari ishte ulur në një arkë birrash që shërbente si vend ku ulej shoferi gjatë udhëtimit. Ai e kishte zgjeruar vendin. Siç tregon një foto, veshja e brendshme mungonte në dyer. Dhe kur u pyet nga policia pse ai po ngiste makinën kështu? “Ai tha se është duke shkuar te mekaniku./21Media