Ish-ushtaraku Károly Zsolt Kis, nga Hungaria i cili kishte shërbyer në Irak, ndërkohë që po ngiste autobusin pa një skenë që e revoltoi shumë. Një hajdut po tentonte t’i vidhte çantën një të moshuare dhe në ato momente ai ka ndaluar autobuzin për t’i shkuar në ndihmë gruas.

Pamjet e regjistruara nga kamerat e autobusit tregojnë shoferin i cili ka dalë me vrap dhe e largoi hajdutin nga e moshuara.

Policia më pas e ka arrestuar djalin 27-vjeçar për ngjarjen e ndodhur rreth orës 9:30 të mëngjesit më 5 qershor, ndërsa e moshuara ishte thjesht e tronditur, nuk pësoi lëndime.