Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin se nga nesër sektori i gastronomisë do fillojë punën nga nesër.

Pas këtij vendimi Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka thënë se është në dorën e të gjithëve që me respektimin e këtyre masave dhe me dhënien e shembullit të mirë, që pas këtyre 14 ditëve të kemi masa edhe më të lehta në funksionimin e gastronomisë, dhe hapjen e sezones së verës sa më të shpejtë.

“Nga propozimet e IKSHPK-së për të funksionuar në hapësira të brendshme me 1 person në 8 m2, ne kemi arritur që të mundësojmë funksionimin e gastronomisë me 4 persona në 10 m2. Nga 12 persona në 100 m2, në 40 persona në 100 m2.Nga propozimet e IKSHPK-së për të funksionuar me distancë prej 2 metra ndërmjet tavolinave me nga 4 persona, ne kemi arritur që të mundësojmë funksionimin e gastronomisë me 1 metër distancë ndërmjet tavolinave me 4 persona. Nga propozimet e IKSHPK-së për të funksionuar me distancë prej 1.5-2 metra të personave fizik, ne kemi arritur që të mundësojmë funksionimin e gastronomisë me 1 metër distancë ndërmjet personave fizik. Nga propozimet e IKSHPK-së për të operuar bizneset deri në ora 21:30, ne kemi arritur që të mundësojmë funksionimin e gastronomisë deri në ora 22:00. Nga propozimet e IKSHPK-së që muzika duhet të ndalet në ora 20:30, ne kemi arritur që të shtyhet deri në ora 21:45. Nga rekomandimet që ndalimi i qarkullimit të personave fizik të fillojë nga ora 22:00, ne kemi arritur që të shtyhet nga ora 22:30”, thuhet në reagimin e Shoqatës të bërë në Facebook.

Gastronomia e Kosovës nga nesër do të lejohet të punojë deri në orën 22:00 ndërkaq shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:30, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK)./21Media