Shoqata e naftëtarëve paralajmëron protesta: Dizellin e blejmë 1.86€ dhe e shesim për 1.86€

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për çmimet e derivateve duke thënë se po i dëmton bizneset, ndonëse sipas tij ky vendim po respektohet nga naftëtarët.
“Po është vendim i gabuar dhe dëmton bizneset dhe disa nga pikat mund të bankrotojnë.
Askund nëe botë nuk ka këso zhvillime dhe detyrojnë bizneset që të blejnë dizellin1.86 dhe të shitet. 1.86 €”, ka thënë ai në një prononcim për rtv21.
Pas një takimi dhe presionit nga Shoqata e Naftëtarëve, është kërkuar që Qeveria të rishqyrtojë urgjentisht vendimin, në të kundërtën, Berjani paralajmëron masa të tjera.
“Pas një takimi dhe presioni u kërkua që të ndryshohet ky vendim ose të protestohet”, është shprehur Berjani./21Media