Shoqata e Qumështoreve në protestë
26 Nëntor 2020
Shoqata e Qumështoreve të Kosovës ka paralajmëruar organizim të protestave pas dështimit të Qeverisë në ndërmarrjen e masave për ndalimin e prodhimeve të vajit të palmës në treg.
Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se, këshilli koordinues i fermerëve, pikave grumbulluese dhe disa përpunuesve në takimin e sotëm ka marrë vendim për nisjen e përgatitjeve për protesta masive duke derdhur qumësht para zyrave të Agjencisë së Ushqimit të Kosovës, për shkak të gjendjes së rëndë të krijuar në këtë sektor.
Këshilli koordinues u dakordua qê para mbajtjes së protestave tê diskutoj edhe një herë me institucionet relevante dhe përgjegjëse , për të gjetur zgjidhje në mënyre që të shmanget kapitullimi i Industris së Qumështit./21Media
Takim i këshillit koordinues .
Këshilli koordinues i fermerëve , pikave grumbulluese dhe disa përpunuesve në takimin e…
Posted by Shoqata e Qumështoreve të Kosovës on Thursday, November 26, 2020