Shoqërohen në polici tre të dyshuar për rrëmbimin e një vajze në Lipjan

 

Janë shoqëruar në Polici tre persona të dyshimtë për rrëmbimin e një vajze në Lipjan.

Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Policia ka pranuar informatën se dyshohet që një person (femër) është rrëmbyer në Lipjan dhe të dyshuarit kanë lëvizur me një veturë në drejtim të Prishtinës. Njesitet policore, konkretisht ato për reagim të shpejt të rajonit të Prishtinës, menjëherë pas pranimit të kësaj informate kanë arrit që ta identifikojnë dhe para pak qastesh në rr. Xhorxh Bush në Prishtinë e kanë ndaluar veturën e dyshimë, me ç’rast 3 persona të dyshuar dhe një femër e moshës së re është shoqëruar në Polici për verifikime të metejme dhe sqarim nëse bëhet fjalë për ndonjë veprim të kundërligjshëm. Është njoftuar edhe stacioni policor në Lipjan të cilët do të asistojnë në trajtimin dhe sqarimin e rrethanave të mëtejme lidhur me rastin”, ka thënë Hoxha./21Media

 

 

Back to top button