Dy shoqe që humbën kontaktin për 73 vjet patën një ribashkim emocional pasi u transferuan në të njëjtën shtëpi kujdesi.

Marion Darbyshire, 91 vjeç dhe Winnie Shaw, 94 vjeç, fillimisht u bënë miq në të njëzetat e tyre kur punuan si rrobaqepëse në një fabrikë që prodhonte pantallona.

Sidoqoftë, dyshja humbi kontaktin pasi Winne u largua nga fabrika për të krijuar familje, transmeton rtv21.tv.

Duke u shfaqur në ITV këtë mëngjes sot, dyshja shpjegoi se si ata e njohën njëri-tjetrin menjëherë dhe kanë ringjallur miqësinë e tyre, dhe madje pranuan se u pëlqente të flisnin ende për burra.

Duke dalë në mediat sociale, shikuesit treguan se ishin prekur nga gjyshet e ëmbla.

Marion shtoi se nuk janë parë për 73 vjet dhe kjo ishte një surprizë shumë e madhe për të dyja./21Media