Emocionet po rriten përpara shortit paraprak të UEFA-s për Kupën e Botës FIFA 2022, i cili do të organizohet virtualisht sot nga Cyrihu duke filluar nga ora 18:00.

55 skuadra i përbëjnë gjashtë vazot, pesë vazot e para i përbëjnë nga 10 skuadra, kurse vazo e gjashta i ka pesë skuadra.

Kombëtarja e Kosovës është në vazon e pestë dhe e presin sfida të vështira për kualifikim më tutje.

Nga ana tjetër, Shqipëria është ngritur në vazon e katërt.

Këto janë vazot e kompletuara:

Vazo 1: Belgjika, Franca, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Kroacia, Danimarka, Gjermania, Holanda.

Vazo 2: Zvicrra, Uellsi, Polonia, Suedia, Austria, Ukraina, Serbia, Turkia, Sllovakia, Romania.

Vazo 3: Russia, Hungary, Republika e Irlandës, Republika e Çekisë, Norvegjia, Irlanda Veriore, Islanda, Skocia, Greqia, Finlanda.

Vazo 4: Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Mali I Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Israeli, Bjellorusia, Gjeorgjia, Luksembourgu.

Vazo 5: Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbjxhani, Estonia, Kazakhstani, Kosova, Lithuania, Latvia, Andorra.

Vazo 6: Malta, Moldova, Liechtenstein, Gibraltari, San Marino.