“Shota”, fituese e dyfishtë në Spanjë
Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “Shota” ka fituar çmimin kryesor “Grand Premio” në festivalin ndërkombëtar të folklorit “Zamora Folk Festival” në Spanjë si dhe ka marrë mirënjohje speciale për koreografi.
“Shota” ka bërë të ditur se “ky triumf merr edhe më shumë vlerë duke konkurruar me ansamble të jashtëzakonshme nga Brazili, Panamaja, Kroacia, Malajzia dhe shumë të tjera”.
“Gjatë qëndrimit tonë në Spanjë, ansambli ynë prezantoi me krenari traditat tona para një publiku të ngrohtë, i cili na shpërbleu me duartrokitje të gjata dhe entuziazëm të veçantë”, shkruhet në njoftimin e “Shotës.