Bekim Shotani mendon që kampionati 2019/20 nuk do të rifillojë. Madje sipas tij, Ballkani do të jetë kampion i Kosovës jo vetëm sivjet, por edhe për tri vite tjera.

Shotani ka theksuar se tjerët që po e presin rifillimin e edicionit, po shohin ëndrra.

“Dikush po pret pa durim kampionatin dhe po she endra me sy qel. Dikush po feston sepse eshte i bindur se filloj apo s’filloj kampionati. Kampion behet jo per kete vit 2020 po qe besa per njo 3 vite reshte po ja nenshkruaj”, shkroi Shotani, duke aluduar në Ballkanin.