Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut të mbajtura më 29 nëntor.

Rezultatet përfundimtare për Komunën e Podujevës janë, PDK me kandidatin Naim Fetahu ka marrë 12.3 përqind, LDK me kandidatin Nexhmi Rudari 35.8 përqind dhe LVV me Shpejtim Bulliqin 51.9 përqind.

Në komunën e Mitrovicës Veriore, LVV me kandidatin Erden Atiq 4.0 përqind, kandidati i pavarur Dusan Milunoviq 2.9 përqind, Lista Serbe me kandidatin Milan Radojevic 89.5 përqind dhe kandidati i PDK-së, Florent Azemi me 3.6 përqind.