Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski mori një vendim të ri, me çka rishpalli gjendje të jashtëzakonshme në territorin e tërë vendit, në mënyrë që të mundësojë përgatitje të zgjedhjeve pa pengesa.

Vendimi, siç raportohet nga Zyra e Presidentit, është marrë në bazë të nenit 125 dhe nenit 126 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas propozimit të paraqitur nga Qeveria, dhe zgjat tetë ditë, duke filluar nga 15 qershori i vitit 2020.

Partitë politike kanë arritur një marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik 2020. Në këtë drejtim, vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme merret me qëllim që të mundësohet përgatitja pa pengesa të zgjedhjeve, dhe veçanërisht zbatimi e masave për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë procesit zgjedhor, në kushtet e pandemisë së virusit Korona të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, shkruan në komunikatë.

Pendarovski pret që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të jenë të drejta, të lira dhe demokratike, duke pasur parasysh perspektivën euro-atlantike të vendit./TV21