Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shpat Deda ka publikuar albumin e tij të ri me titull “Rrugës”.

Shpati përmes një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se ky album është dhuratë për adhuruesit e tij në këtë vit që sipas tij ishte i zymtë.

“Albumi “Rrugës” osht dhuratë për ju në fundin e këtij viti të zymtë, me shpresë se do t’jua ngrohë sadopak zemrat”, ka shkruar Shpati në Instagram.

Më poshtë mund t’i gjeni disa prej këngë të albumit të ri nga Shpat Deda./21Media