Këngëtari, Shpat Kasapi ka publikuar fotografi nga ceremonia e fejesës së tij.

Këngëtari 35 vjeçar në llogarinë e tij “Instagram”, ka publikuar dy fotografi, ku si mbishkrimi ka lënë “Ne i thamë po njëri-tjetrit 24,12,2020”.

Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvija, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë në një ceremoni private.

Ndryshe, Shpat Kasapi së fundi është komentuar pas raportimeve se është zënë me kokainë, mirëpo ai e ka mohuar një gjë të tillë./21Media