Poezi nga Yves Bonnefoy
Përktheu: Alket Çani

Shtrati, xhami pranë, lugina, qielli,
shpejtësia e mrekullueshme e reve.
Kthetra e shiut mbi xham, papritmas,
a thua se hiçi po vuloste botën.

Në ëndrrën time të djeshme
gruri i moteve të shkuar digjej me flakëza
mbi sheshin me pllaka, por pa nxehtësi.
Këmbët tona të zbathura e largonin si ujë të kulluar.

O mikja ime,
sa e brishtë qe largësia mes trupave tanë!
Tehu i shpatës së kohës që gjurmon
më kot kërkoi aty vendin e fitores.