Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka ka thënë se kandidati i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi ka fituar pa balotazh bazuar në rezultatet e para.

Ndërkohë, procesi zgjedhor gjatë ditës ka rrjedhur qetë dhe pa incidente.

Prokuroria ka regjistruar dy raste të fotografimit të votës, dhe as këto nuk janë pa si shkelje të rënda.

Qytetarët që kanë dalur për të votuar të dielën kanë thënë se presin ndryshime nga këto zgjedhje.

81 vjeçarja Elife Durmishi ka rrëfyer se ka votuar çdoherë, e as sot nuk ka mundur t’a humbiste këtë rast. /21Media