Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ngriti shqetësimin për qentë endacak. Ai përmes një postimi në Facebook drejtoi kritika te nivelet qendrore për atë që siç tha ai “nuk po merren me këtë punë”.

“Komuna e Prishtinës është komuna që ka shpenzuar më së shumti në trajtim, dhe komuna që ka respektuar në përpikmëri Ligjin për Mbrojtjen e Drejtave të Kafshëve. Lehtë është me kalu Ligj në letër evropian e mandej mos me u marr me këtë punë.”, tha Ahmeti.

I pari i Prishtinës po ashtu ka kërkuar llogari për paratë e ndara për këtë rast.

“Cfarë ka ndodhur me 1.3 milion Euro të ndara nga Niveli Qendror për këtë çështje?Edhe në letren e dërguar te Këshilli i Sigurisë ku km këkrkuar që kjo çështje të trajtohet si çeshtje e sigurisë, jam pritur me përçmim.E kam thënë se kur të ndodhin tragjeditë, vajtojmë.”, shkroi Ahmeti.

Tutje ai është shprehur se si komunë po mundohen që të punojnë për të eliminuar rrezikun nga qentë endacak, por sipas tij nuk është e mjaftueshme.

“Ne po bëjmë strehimore, dhe po trajtojmë qentë e po i kthejmë në rrugë. Edhe po i ushqejmë që mos të jenë agresiv. Por kjo nuk mund të bëhet vetëm në Prishtinë edhe vetëm nga Prishtina. Kësaj radhe është kafshim e lëndim, po herën tjetër? Mandej kalojmë në esktremin tjetër.”, përfundoi Ameti./21Media