“Komuna së shpejti do të japë lejen për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë’

Edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një video-mesazhi i ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame me rastin e “Fitër Bajramit” dhe njëherësh kërkoi që edhe gjatë kësaj kohe të pandemisë të tregojmë solidaritet dhe t’i ndihmojmë ata, të cilët janë në nevojë. Ahmeti paralajmëroi se shumë shpejt Bashkësisë Islame të Kosovës do t’i jepet leja për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë.