Organizata INPO ka publikuar dy infografika rreth shpenzimeve komunale gjatë periudhës së pandemisë.

Në këto infografika paraqiten shpenzimet e komunave të Kosovës gjatë blerjes së shërbimeve dhe artikujve si masë mbrojtëse kundër COVID-19.

Të dhënat e paraqitura janë nxjerrë nga monitorimi i kontratave të prokurimit publik në 15 komuna dhe pasqyrojnë dallimet në çmimet e artikujve dhe shërbimeve të kontraktuara gjatë periudhës së pandemisë./21Media