Uta ka shënuar historinë

Uta ka shënuar historinë

Në mbrëmjen gala të organizuar për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, partia Alternativa e Kosovës shpërbleu me çmim financiar prej 250€ katër biznese Start Up dhe të njejtën shumë ia ndau edhe alpinistes tonë, tani me famë ndërkombëtare, Uta Ibrahimi.

Deputetja nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, përmes një postimi në instagram ka thënë se “Kur mbështesim njëra-tjetrën jemi të pamposhtura”. Ajo po ashtu ka shkruar se mbështetja e të rinjëve në biznese, në sporte është e rëndësishme që bashkarisht të ndihmojnë në avancimin e Kosovës.

“Gratë që mbajnë fjalën dhe vajzat që ngjiten majave të Botës 🧗‍♀️Kur mbështesim njëra tjetren jemi të pamposhtura. #alternativaekosovës në mbrëmjen gala të organizuar për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, nga të hyrat nga shitja e tavolinave për këtë rast, shpërbleu me çmim financiar prej 250€ katër biznese Start Up dhe të njejtën shumë ia ndau edhe Alpinistes tonë, tani me nam ndërkombëtar @uta_ibrahimi8000 Pasi Uta ishte në SHBA në natën e mbajtjes së mbrëmjes, ajo erdhi sot në zyret tona për të pranuar çekun, me ç’rast ne me krejt zemër i uruam suksese në sfidën e radhës, ngjitjen tjetër në Himalaje. Mbështesim të rinjët në biznes, të rinjët në sport dhe bashkarisht avansojmë.”, ka shkruar Kusari – Lila.

 

View this post on Instagram

 

Gratë që mbajnë fjalën dhe vajzat që ngjiten majave të Botës 🧗‍♀️Kur mbështesim njëra tjetren jemi të pamposhtura. #alternativaekosovës në mbrëmjen gala të organizuar për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, nga të hyrat nga shitja e tavolinave për këtë rast, shpërbleu me çmim financiar prej 250€ katër biznese Start Up dhe të njejtën shumë ia ndau edhe Alpinistes tonë, tani me nam ndërkombëtar @uta_ibrahimi8000 Pasi Uta ishte në SHBA në natën e mbajtjes së mbrëmjes, ajo erdhi sot në zyret tona për të pranuar çekun, me ç’rast ne me krejt zemër i uruam suksese në sfidën e radhës, ngjitjen tjetër në Himalaje. Mbështesim të rinjët në biznes, të rinjët në sport dhe bashkarisht avansojmë #kosovën tonë 🇽🇰 #girlsachievement #mountaingirls #kosovakaalternativë

A post shared by mimozaklila (@mimozaklila) on

Uta Ibrahimi është duke thyer rekorde në alpinizëm. Ajo së fundi është ngjitur me sukses në Majën Cho Oyu, e cila njihet si maja e 6 më e lartë në botë. Me këtë ajo po mbetet alpinistaja e parë shqiptare dhe e vetme në ngjitjen e majave më të larta.

Uta ka për qëllim që të pushtojë 14 majet më të larta në botë, që gjenden në malet e Himalajeve. Këtë e kanë bërë shumë pak njerëz në botë dhe Uta synon që të jetë shqiptarja e parë që e arrinë këtë./21Media