Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi ka shprehur mirënjohjen e saj për sukseset e arritura nga ana e Federatës Kosovare të Xhudos, duke thënë se përkushtimi i trajnerit Driton Kuka ka bërë që Kosovës të mos i mungojnë sukseset dhe se rezultatet më të mira këtë vit erdhën nga Federata e Xhudos. Me këtë rast, Dumoshi, ka ndarë shpërblime shtetërore për sukseset e arritura gjate vitit 2020 nga ana e këtyre sportistëve:

Driton Kuka, trajner i Kombëtares së Kosovës në xhudo, i ndahet çmimi shtetëror i Republikës së Kosovës në vlerë prej 4000 euro.

Loriana Kuka, sportiste, si fituese e medaljes së bronztë në xhudo për femra, kategoria 78 kg në Kampionatin Evropian të Xhudos 2020 i ndahet shpërblimi shtetëror i Republikës së Kosovës në vlerë prej 8000 eurosh.

Laura Fazliu, sportiste, si fituese e medaljes së bronztë në xhudo, në kategorinë 63 kg në Kampionatin Evropian të Xhudos U-23 të vitit 2020 i ndahet shpërblimi shtetëror i Republikës së Kosovës në vlerë prej 2000 erosh si dhe si fituese e medaljes se argjendtë në xhudo për U-21 iu ndahet çmimi në vlerë prej 3500 eurosh.

Distrie Krasniqi, sportiste, si fituese e medaljes së bronztë në xhudo, në kategorinë 48 kg në kampionatin evropian të xhudos 2020, i ndahet shpërblimi shtetëror i Republikës së Kosovës në vlerë prej 8000 eurove.

Më tuje Dumoshi ka thënë se qëllimi i kahmotshëm i saj ishte ndërtimi i një salle ku sportistët e xhudos do të mund t’i kryenin përgatitjet e tyre dukë thënë se deri në pranverën e vitit te ardhshëm kjo të përfundojë. “Për mua qëllimi i kahmotshëm për ndërtimin e sallës, e kushteve përmirësimit për ju që na sjellni medalje, kjo ka qenë me duket kulmi edhe i imi, i të arriturës e cila ka qenë për fillimin e punëve mes Federatës së Xhudos dhe Ministrisë së Kulturës. Ne e dimë që punët kanë ecur mirë. Besoj se deri në pranverë, dikah kah Maji edhe na kryhet krejt. Shpresojmë që kjo do të përfundoj që sportistë tanë, xhudistët tani t’i kenë kushtet më të mira sepse e meriton. Unë secilit nga iu uroj shumë suksese. Na keni zbardhur fytyrën. “, tha ajo.

Ndërsa trajneri Dirton Kuka me këtë rast ka deklaruar se Federata që ai e drejton është mbështetur nga Ministria për Kulturë Rini dhe Sport dhe se kjo i ka motivuar. Ai gjithashtu është shprehur i kënaqur me punimet që po zhvillohen në ndërtimin e sallës e cila do të shfrytëzohet për përgatitje e ekipit të xhudos në mënyrë që të ketë edhe suksese të tjera. “Falemnderit për pritjen, është kënaqësi që jemi mysafir këtu…. Është e vërtetë ajo që e potencove që gjithmonë kemi qenë në kontakt, para çdo gare, pas çdo gare dhe urimet tuaja në kohë rekorde sidomos pas shkëlqimit të Distrisë në Budapest, në Granslamin e Budapestit. Është gjithmonë inspirim dhe motivim që kemi mbështetje prej shtetit tonë. Në këtë vit me të vërtet kemi pasur nevojë më shumë se kurdoherë më parë për mbështetje edhe gjithmonë kemi qenë të asistuar ne çdo udhëtim tonin edhe prej ambasadave që i kisha falënderuar publikisht…Është kënaqësi që edhe kjo qendra nacionale po vazhdon rrugëtimin drejt përfundimit. Tashmë po shihet që aty punët po fillojnë me u finalizu. Është kënaqësi që këta sportista kanë me e pas një shtëpi në të cilën kanë me bë stërvitje dhe përgatitje… në mënyrë që ky cikli olimpik të kulmojë ndoshta me medalje olimpike.”, deklaroi Kuka. / 21Media